Gazetari nga Lugina paralajmëron për kujdes ndaj telefonave të importuar nga diaspora

 

Gazetari nga Lugina e Preshevës dhe pronar i TV Spektrit në Bujanoc, Nexhat Bhluli, ka bërë një apel publik përmes rrjeteve sociale, duke paralajmëruar qytetarët e tij nga Lugina e Preshevës,për pasojat që mund të kenë nga përdorimi i telefonave të sjellë nga diaspora, pa dokumentacion doganor.

Sipas tij, operatorët mobilë në Serbi – Yettel, A1 dhe MTS Telekom – kanë filluar të zbatojnë një vendim të ri të Doganës dhe Administratës Tatimore, i cili parashikon bllokimin e telefonave të padoganuar që përdorin kartela serbe.

“Nëse dikush ju sjell një telefon të shtrenjtë nga Zvicra, Gjermania apo vende të tjera, dhe ai nuk është i doganuar, mos e përdorni me SIM kartelë vendore,” ka theksuar Behluli. Sipas tij, brenda disa ditësh apo javësh, telefoni dhe kartela SIM do të bllokohen automatikisht nga sistemi i operatorëve.

Ai u bën thirrje qytetarëve të mos bien pre e “ofertave të lira” për telefona të shtrenjtë, edhe nëse ato vijnë nga të afërm apo miq, për të shmangur probleme teknike dhe humbje të konsiderueshme financiare.

 

 

Shpërndaj me të tjerët