Gjatë fundjavës, moti do të jetë me vranësira, intervale me diell dhe reshje të dobëta shiu

 

E shtunë, 4 tetor – Moti do të jetë me vranësira të shumta dhe intervale të shkurtra me diell. Lokalisht priten riga të dobëta shiu.

Temperaturat minimale do të sillen nga -1°C deri në 2°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 10°C.

Era do të fryjë nga verilindja, me intensitet të lehtë deri mesatar.

E diel, 5 tetor – Moti parashihet kryesisht i vranët me periudha të herëpashershme me diell.

Në disa zona do të ketë riga të lehta shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -1°C deri në 1°C, kurse maksimalet do të rriten dhe do të arrijnë nga 11°C deri në 16°C.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja, e lehtë deri mesatare.

 

Shpërndaj me të tjerët