Gjilan: Aktiviteti “Gatimet e mia” për Javën e Shkopit të Bardhë

 

Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Shkopit të Bardh, në ambientet e Shoqatës së Verbërve të Gjilanit është mbajtur aktiviteti i radhës me temën “Gatimet e mia” .
Këtë  ngjarje e organizoi nënkryeta Shemsije Shabani , me ndihmën e sponsorëve privatë, në shenjë përkushtimi ndaj komunitetit dhe promovimit të barazisë.

Aktiviteti u mbështet nga avokatja Bukurije Mehmeti, e njohur për angazhimin e saj si palë mbrojtëse në realizimin e të drejtave të pensionit për personat me aftësi të ndryshme, tash e disa vite.

Znj. Shabani e organizoi aktivitetin duke i inkurajuar  miqtë që të përgatisin ushqime të shijshme tradicionale dhe t’i sjellin ato në ambientet e ngrohta të Shoqatës së Verbërve.
Në këtë aktivitet morën pjesë edhe persona të gjinisë tjetër, mirëpo  nuk pranuan të ekspozohen në fotografi publike për shkak të arsyeve të tjera.

Në fund, Shoqata e Verbërve të Gjilanit (ShNV) falënderoi znj. Bukurije Mehmeti për përkrahjen dhe kontributin e dhënë në shërbim të komunitetit.

 

 

Shpërndaj me të tjerët