Në Sallën e Kuvendit Komunal të Gjilanit është mbajtur një takim informues për Skemën e Granteve Investuese për fermerët, organizuar nga MBPZHR në bashkëpunim me GIZ-in gjerman, në emër të Qeverisë Gjermane.
Siç bëri të ditur drejtori për Bujqësi dhe Pylltari në Gjilan, Bajram Isufi, kjo skemë ka për qëllim nxitjen e zhvillimit ekonomik rural dhe ofron mbështetje financiare për biznese të vogla dhe ekonomi familjare që veprojnë në fusha si: përpunimi i produkteve bujqësore, agroturizmi, mbledhja dhe përpunimi i bimëve mjekësore, prodhimi i mjaltit, zejtari dhe artizanate, rritja e shpezëve për mish dhe vezë.
Mbështetja ndahet në dy kategori, ka thënë Isufi, në Lot 1: Projekte deri në 5,000 euro dhe Lot 2: Projekte nga 5,000 deri në 50,000 euro., kurse afati i fundit për aplikim është 22 shtator 2025
Fermerët pjesëmarrës shfaqën interesim të madh dhe morën informata të dobishme nga përfaqësuesit e GIZ dhe MBPZHR-së.