Gjilan: Policia paralajmëron ngasësit pas masave të shumta në trafik

 

Gjatë javës 19–25 shtator 2025, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, në bashkëpunim me Njësinë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacionet policore, shqiptoi 1,698 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut.

Gjatë kësaj periudhe, policia hetuar 15 aksidente me dëme materiale dhe 21 aksidente me të lënduar, ndaloi 40 drejtues mjetesh dhe konfiskoi 2 motoçikleta, ndërsa 13 gjoba iu dërguan përmes postës.

Policia apelon tek të gjithë ngasësit të respektojnë shpejtësinë, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit, të vendosin rripin e sigurimit dhe të kenë kujdes për këmbësorët, sidomos pranë shkollave.

Siç bëri të ditur zyrtari për informim i Drejtorisë Rajonale të Policisë Gjilan, Ismet Hashani, këto masa janë pjesë e planit për të rritur sigurinë rrugore dhe për të parandaluar aksidentet.

 

Shpërndaj me të tjerët