Gjilani barazon me Ballkanin në hapje të sezonit

 

Gjilani ka startuar sezonin me barazim, duke ndarë pikët me nënkampionin Ballkani (1-1) në stadiumin e vet.

Kuq e bardhët kaluan të parët në epërsi me golin e Aganspahiq nga penalltia në minutën e 29, por në pjesën e dytë mysafirët barazuan me një supergol të Ismajlgecit.

Ndeshja u karakterizua me pak raste të pastra shënimi dhe lojë të barabartë, ndërsa përforcimet e shumta të Gjilanit ende presin të japin efektin e plotë në javët e ardhshme.

 

Shpërndaj me të tjerët