Gjilani ka barazuar 1:1 në transfertë ndaj Dukagjini, në një terren tejet të vështirë për lojë në Klinë, për shkak të reshjeve të shumta të shiut që krijuan baltë të madhe në fushë.
Goli i barazimit për vendasit u shënua në minutat e fundit të kohës shtesë nga Viktor Hugo, i cili realizoi nga afërsia pas një mosmbulimi të mirë të mbrojtjes së Gjilanit.
Ndeshja u mbyll me rezultat 1:1, duke ndarë pikët në kuadër të javës së 20-të të Albi Mall Superliga e Kosovës.
Për Gjilanin, golin e epërsisë e shënoi sulmuesi shtatlartë Seand Jaroviqi, i cili e çoi kuotën e tij personale në 9 gola këtë sezon.
Megjithatë, skuadra nuk arriti ta mbajë avantazhin, ndonëse në pjesën më të madhe të lojës ishte në epërsi.
Me këtë barazim, Gjilani shkon në kuotën e 27 pikëve dhe mbetet sërish prapa kundërshtarit të sotëm, Dukagjinit, në renditjen tabelare.

