Gjilani bie në Klinë, zhgënjen përsëri tifozët

 

SC Gjilani ka pësuar disfatën e parë këtë edicion, duke u mposhtur nga Dukagjini në Klinë me rezultat 2:0, në kuadër të javës së dytë të Superligës së Kosovës.

Skuadra vendëse tregoi më shumë angazhim dhe dëshirë për fitore, ndërsa kuqebardhët u shfaqën të pafrymëzuar dhe pa ide në lojë.

Dukagjini zhbllokoi sfidën në minutën e 35-të me golin e Pefqelit, ndërsa rezultatin e vulosi Zulfiji në minutën e dytë shtesë.

Pas dy xhirove të para, Gjilani mbetet me vetëm një pikë të arkëtuar, duke e nisur sezonin larg pritjeve të tifozëve të vet.

 

 

Shpërndaj me të tjerët