Gjilani dhe Yıldırım zgjeron bashkëpunimin: Fokus në arsim dhe industri

Kryetari Hyseni takon homologun e tij turk, Okay Yilmaz, për bashkëpunim në arsim dhe industri

Gjatë vizitës së tij në Turqi, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, u takua me kryetarin e Komunës Yıldırım, Okay Yilmaz, ku biseduan për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy komunave, veçanërisht në fushën e arsimit dhe industrisë.

Në këtë takim, Hyseni bëri të ditur se diskutimet përqendroheshin në projektet e realizuara tashmë në fushën e arsimit dhe rëndësinë e tyre për qytetarët.

“Bashkë diskutuam për projektet e realizuara në fushën e arsimit dhe për ndikimin që ato kanë tek qytetarët tanë”, tha kryetari i Gjilanit.

Ai shtoi se palët ranë dakord të zgjerojnë më tej bashkëpunimin, duke synuar realizimin e projekteve të reja, veçanërisht në sektorët e arsimit dhe industrisë.

 

Shpërndaj me të tjerët