Gjilani falënderon dhe ndan rrugët me dy futbollistë

 

Klubi i futbollit Gjilani, përmes një njoftimi publik në faqen zyrtare, ka bërë të ditur ndarjen e rrugëve me dy futbollistët e deritashëm, Kushtrim Shabanin dhe Arago Jamal.

“Me mirënjohje të thellë dëshirojmë t’i falënderojmë Kushtrim Shabanin dhe Arago Jamal për kontributin e çmuar dhe përkushtimin e vazhdueshëm ndaj klubit. Ju urojmë suksese të mëtejshme në rrugëtimin tuaj profesional dhe personal, duke e lënë gjithmonë derën e hapur për të ardhmen,” thuhet në njoftimin e kuqebardhëve.

 

Shpërndaj me të tjerët