Gjilani fiton 3:2 pas një pjesë të parë fantastike

 

Gjilani zhvilloi një paraqitje fantastike në pjesën e parë, duke dominuar plotësisht lojën dhe duke krijuar epërsi të bindshme prej 3:0, por në pjesën e dytë u vetëkënaq me rezultatin dhe lejoi mysafirët të ngushtonin shifrat.

Epërsia e Gjilanit erdhi që në minutën e 13-të, kur pas një aksioni të shpejtë nga krahu i djathtë, Edi Basha u fut në zonën e rreptësisë dhe me një goditje të fortë e të saktë qëlloi këndin e djathtë të epërm të portës mysafire për 1:0.

I njëjti lojtar, Basha, ngriti epërsinë në 2:0 në minutën e 28-të, duke shënuar nga afërsia.

Në minutën e 37-të, Gjilani shënoi edhe golin e tretë.

Pas krosimit të Boshnjakut, Senad Jarović nga afërsia e dërgoi topin në rrjetën e portës kundërshtare për 3:0.

Vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, mysafirët ngushtuan rezultatin në 3:1, përmes T. Gomesit (46’).

Në minutat shtesë të ndeshjes, mysafirët shënuan edhe golin e dytë nga pika e bardhë e penalltisë, duke e ngushtuar rezultatin përfundimtar në 3:2.

Me këtë fitore, Gjilani arrin kuotën e 26 pikëve në kampionat.

 

 

Shpërndaj me të tjerët