Gjilani përforcohet në sulm, Akpan afrimi më i ri
SC Gjilani ka zyrtarizuar afrimin e një sulmuesi të ri në skuadër.
Klubi kuq e bardh ka bërë të ditur se Udoyen Akpan është futbollisti më i ri që i bashkohet ekipit për vazhdimin e sezonit.
Akpan vjen nga FC Drenica, duke sjellë me vete një përvojë të pasur ndërkombëtare. Sulmuesi 26-vjeçar është me origjinë nga Liverpooli dhe gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e klubeve në Angli, ndërsa ka luajtur edhe në kampionatet e Qipros, Uellsit, Maltës dhe Italisë, çka e bën një futbollist me bagazh të konsiderueshëm evropian.
Klubi i SC Gjilanit i ka uruar mirëseardhje Udoyen Akpanit, duke shprehur besimin se ai do të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv dhe do të japë kontribut të vlefshëm në arritjen e objektivave të skuadrës në vazhdim të sezonit.
