Gjilani kthehet nga përgatitjet në Bansko të Bullgarisë

 

Skuadra e Gjilanit është kthyer mbrëmë nga qëndrimi dyjavor në Bansko të Bullgarisë, ku zhvilloi fazën përgatitore para fillimit të kampionatit të ri.

Gjatë këtyre 15 ditëve, ekipi ka punuar në të gjitha aspektet: fizik, teknik dhe taktik, duke testuar sisteme të ndryshme loje dhe duke provuar lojtarët në pozita të ndryshme.

Gjilani zhvilloi katër ndeshje kontrolluese, nga të cilat tri i humbi dhe një e barazoi,  një bilanc jo i kënaqshëm dhe që mund të konsiderohet indikator shqetësues për trajnerin Ardian Nuhiu.

Pavarësisht rezultateve, stafi teknik synon që përgatitjet intensive të reflektojnë në performancën e skuadrës në ndeshjet zyrtare që po afrojnë.

 

Shpërndaj me të tjerët