Gjilani me besim e përkushtim për rezultat pozitiv ndaj Prishtinës

 

Skuadra e SC Gjilanit hyn në përballjen kundër Prishtinës me besim dhe përkushtim të plotë për të arritur rezultat pozitiv, pavarësisht formës momentale dhe pozitës në tabelë.

Trajneri Debatik Curri, i cili më parë ka qenë edhe pjesë e Prishtinës si lojtar e trajner, shprehet optimist për ndeshjen, ndonëse është i vetëdijshëm për forcën e kundërshtarit.

 “Jemi të vetëdijshëm për rëndësinë e kësaj ndeshjeje. Jemi gati për përballjen dhe për të dëshmuar që kemi kualitetin e duhur për t’u ngritur. Na pret një kundërshtar shumë i fortë, lider i kampionatit, dhe kjo ndeshje konsiderohet si derbi”’,  ka  deklaruar Curri në konferencën para ndeshjes.

Sipas tij, edhe pse Gjilani gjendet  në një situatë jo të mirë në tabelë: “Duhet të tregojmë që nuk jemi larg për nga cilësia dhe shpresojmë të dalim me rezultat pozitiv”, ka pohuar mes tjerash numri 1 i bankinës së Gjilanit..

Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në këtë edicion kishte përfunduar me fitoren e Gjilani me rezultat  3:1.

Përballja Prishtina – Gjilani zhvillohet sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 18:30.

Aktualisht, Prishtina kryeson renditjen me 25 pikë, ndërsa Gjilani ndodhet në pozitën e parafundit me 11 pikë.

 

Shpërndaj me të tjerët