Gjilani me Currin siguron tri pikë të arta në Lipjan

Nën drejtimin e trajnerit të ri Debatik Curri, Gjilani ka arritur një fitore të çmuar në Lipjan, duke marrë tri pikë të vlefshme në kuadër të javës së nëntë të AlbiSuperligës së Kosovës.

Skuadra e qytetit të Gjilanit mposhti debutuesit Prishtinën e Re me rezultat minimal 1-0. Goli vendimtar erdhi në minutën e 82, kur sulmuesi i gjatë Senad Jaroviq shfrytëzoi një top të kthyer nga mbrojtja kundërshtare brenda zonës dhe e dërgoi saktë në rrjetën e portës së ekipit vendas, duke i dhënë Gjilanit tri pikët e arta.

Me këtë fitore, Gjilani ngrihet në kuotën e 10 pikëve dhe largohet nga pozita e fundit, duke rikthyer shpresën dhe optimizmin për ndeshjet e ardhshme.

Trajneri Currri dhe lojtarët shfaqin një energji të re dhe vendosmëri për të përmirësuar performancën dhe për të siguruar rezultate pozitive në vijim.

 

Shpërndaj me të tjerët