Gjilani me optimizëm kundër Drenicës pas fitores në Ferizaj

 

Gjilani, pas fitores në Ferizaj, synon të vazhdojë me rezultate pozitive në ndeshjen e javës së gjashtë kundër Drenicës, që zhvillohet sot në stadiumin e qytetit në Gjilan, me fillim nga ora 15:00.

Edhe pse me përforcime të shumta këtë stinor, Gjilani deri tani nuk ka bindur me lojë dhe rezultate, përjashto suksesin e fundit dhe atë me Prishtinën.  

Në anën tjetër, Drenica vjen pas një forme të mirë dhe triumfit minimal 1:0 ndaj Dritës pikërisht në Gjilan, duke synuar të marrë sërish pikë.

Trajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu, kërkoi përqendrim dhe shpirt luftarak nga lojtarët e tij, duke theksuar rëndësinë e unitetit dhe menaxhimit të forcave për shkak të orarit të ngjeshur.

Aktualisht, Gjilani ka 7 pikë nga 5 ndeshje (2 fitore, 1 barazim, 2 humbje, golverazh 6:7), duke u renditur në pozitën e pestë.

Ndërsa Drenica ka 8 pikë (2 fitore, 2 barazime, 1 humbje, golverazh 3:4), duke zënë vendin e katërt në tabelë.

 

 

Shpërndaj me të tjerët