Gjilani ndal Prishtinën në derbi dhe rihap garën për kreun

Skuadra e Gjilanit ka shënuar një fitore të rëndësishme në derbin kryesor të javës së 21-të në Albi Mall Superligën e Kosovës, duke mposhtur Prishtinën me rezultat minimal 1-0 .

Ky triumf jo vetëm që i jep tri pikë të arta gjilanasve, por e bën kampionatin edhe më interesant dhe të paparashikueshëm.

Ndeshja nisi me ritëm të lartë, por goli që vendosi fatin e takimit erdhi në minutat e 36-të.

Sulmuesi i krahut, Edi Basha , u tregua i saktë duke dërguar topin në rrjetë dhe duke kaluar Gjilanin në epërsi 1-0 .

Ky gol doli të ishte vendimtar, pasi deri në fund gjilanasit arritën ta menaxhonin mjaft mirë avantazhin, përkundër presionit të kryeqytetasve.

Ajo çka e bën këtë fitore edhe më të mirë për ekipin e Gjilanit,  është fakti se ata luajtën pa  sulmuesin e tyre kryesor dhe realizuesin  më të mirë të edicionit, Senad Jaroviq .

Sulmuesi shtatlartë mungoi në këtë përballje për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve.

Me fitore, Gjilani ngjitet në kuotën e 30 pikëve , duke u afruar me tri pozitat e para dhe duke dhënë këtë sinjale të qarta se do të luftojë deri në fund për të cilin pozitë e dërgon në garat evropiane.

Në anën tjetër, kjo disfatë  i ka kushtuar Prishtinës, e cila tashmë zbret për një pozitë më poshtë, duke u renditur në vend të tretë.

Diferenca e vogël në pikë mes skuadrave kryesuese premton një garë të zjarrtë në javët në vijim.

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët