Gjilani ndahet me trajnerin Ardian Nuhiu

 

Sport Club Gjilani ka bërë të ditur se ka përfunduar bashkëpunimin me kryetrajnerin Ardian Nuhiu. Në komunikatën zyrtare të klubit thuhet se ndarja është bërë me marrëveshje të dyanshme, pas një bashkëpunimi korrekt dhe profesional.

“E falënderojmë trajnerin Nuhiu për punën, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës që ishte pjesë e SC Gjilani. Puna dhe profesionalizmi i tij do të mbeten gjithmonë të vlerësuara nga të gjithë ne”, thuhet në njoftim.

Gjatë këtij sezoni, nën drejtimin e Nuhiut, Gjilani regjistroi 2 fitore, 1 barazim dhe 4 humbje, rezultate që ndikuan në vendimin për ndryshime në stafin teknik.

Klubi i ka uruar trajnerit sukses në angazhimet e ardhshme profesionale, ndërsa ka bërë të ditur se së shpejti do të njoftojë opinionin publik për hapat e mëtejshëm lidhur me drejtimin e skuadrës.

 

Shpërndaj me të tjerët