Gjilani ndal Prishtinën dhe shënon fitoren e parë të sezonit

 

Gjilani ka arritur fitoren e parë në këtë edicion të Albi Superligës, duke mposhtur Prishti

nën me rezultat 3:1, në kuadër të javës së tretë.

Në anën tjetër, kjo ishte disfata e parë për bardhekaltrit, pas dy fitoreve radhazi në start të kampionatit.

Takimi ishte i përgatitur mirë nga gjilanasit, të cilët shfaqën efikasitet të lartë në sulm, duke shënuar tre gola.

Rezultatin e hapi Edin Basha në minutën e 5-të, pas një depërtimi nga krahu i majtë i Prapashticës. Vetëm pesë minuta më vonë, Senad Jaroviq e dyfishoi epërsinë nga pika e bardhë, pasi një lojtar i Prishtinës preku topin me dorë brenda zonës.

Në pjesën e dytë, mysafirët u rikthyen në lojë me golin e Baftiut në minutën e 59-të, por në fund Gjilani vulosi fitoren. Armend Thaçi shënoi në minutat shtesë me një goditje të fuqishme, duke e çuar rezultatin përfundimtar në 3:1.

Shpërndaj me të tjerët