Gjilani nderon punëtorin shumëvjeçar të klubit, Abdullah Sylën

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti për kontributin e tij të çmuar 30-vjeçar në zhvillimin dhe afirmimin e klubit tonë, SC Gjilani falënderon nga zemra Avdullah Sylën.

Me përkushtimin dhe dashurinë e palëkundur për sportin, ai ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë dhe sukseset e klubit, duke u bërë pjesë e pandarë e rrugëtimit tonë.

Në nderim të këtij udhëtimi të paharruar, Sport Club Gjilani shpreh mirënjohjen dhe respektin më të lartë për punën e tij të paçmuar.

Shpërndaj me të tjerët