Kryetari Hyseni viziton organizatat e dala nga lufta e UÇK-së
Me rastin e shënimit të “Ditës së Veteranit”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar organizatat e dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjilan.
Kjo vizitë u realizua në kuadër të aktiviteteve përkujtimore, me qëllim nderimin e sakrificës, angazhimit dhe kontributit të veteranëve në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Kryetari Hyseni theksoi rëndësinë e vazhdimit të mbështetjes institucionale për organizatat e dala nga lufta, duke premtuar angazhim edhe më të madh për të nderuar sakrificën dhe kontributin e tyre të çmuar.
Ndërkohë, gjatë ditës janë paraparë edhe homazhe në kompleksin memorial “Varrezat e Dëshmorëve”, në nderim të atyre që ranë për lirinë e vendit.
