Klubi Futbollistik Gjilani vazhdon të jetë aktiv në merkato dhe së fundmi ka paralajmëruar përforcimin e radhës, sulmuesin Redi Kasa.
Përmes një video-postimi në faqen zyrtare, ku shfaqet me titullin “Redi Kasa vjen në Italinë e vogël”, Gjilani ka dhënë sinjale të qarta për afrimin e këtij futbollisti që pritet të forcojë repartin ofensiv.
Redi Kasa është i lindur në Parma të Italisë dhe së fundi ka qenë pjesë e klubit Egnatia në Kategorinë Superiore të Shqipërisë. Ai ka përfaqësuar Shqipërinë në moshat e reja dhe më parë ka luajtur edhe për Olimpin e Lubjanës në Slloveni, si dhe në kampionatin bullgar. Karrierën e ka nisur te Parma në Itali.
Ky pritet të jetë përforcimi i shtatë i Gjilanit në këtë afat kalimtar, pas afrimeve të Adilit, Krivanjevës, Boshnjakut, Çobës, Zebicit dhe Laroshit.
Zyrtarizimi i Kasës duket vetëm çështje kohe.