Gjilani përballet me Dukagjinin, Drita shtyhet për një afat tjetër

 

Sot në orën 16:30, në stadiumin “18 Qershori” në Klinë, Gjilani do të përballet me Dukagjinin, në kuadër të javës së dytë të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.

Nga ana tjetër, skuadra kampione Drita do të përballet me Drencën në një datë tjetër, pasi ka edhe ndeshjen kthyese kundër Differdange 03 në kuadër të UEFA Conference League.

Për Gjilanin, ky takim është mundësi për fitore, pas barazimit në ndeshjen e parë kundër Ballkanit. Me kontingjentin e ri të prurjeve dhe formën e ekipit, çdo rezultat tjetër përveç fitores do të konsiderohet si ngecje.

Dukagjini, këtë vit, nuk shihet si një kundërshtar shumë konkurrues, duke marrë parasysh humbjen 2-3 kundër Prishtinës në ndeshjen e parë.

Megjithatë, trajneri Nuhiu mund të ketë nevojë për pak kohë për të gjetur formacionin më të mirë të ekipit dhe për të nxjerrë potencialin e plotë të skuadrës.

 

Shpërndaj me të tjerët