Gjilani përmbyll përgatitjet në Antalya, synon një pranverë të fortë

 

 SC Gjilani ka përfunduar përgatitjet dimërore në Antalya të Turqisë, ku për dy javë rresht ka zhvilluar stërvitje intensive dhe disa ndeshje miqësore, në kushte dhe ambiente shumë optimale.

Skuadra shpreson që sezonin pranveror ta rinisë më e përgatitur dhe më konkurruese.

Gjilanin e pret një pranverë mjaft e nxehtë, pasi aktualisht renditet në vendin e gjashtë me 26 pikë, shtatë më pak se lideri Ballkani, katër më pak se Prishtina dhe tri më pak se Dukagjini.

Me këtë renditje dhe diferencë pikësh, Gjilani lehtësisht mund të shndërrohet në kandidat serioz si për titull, ashtu edhe për një vend që siguron garat evropiane.

Mbetet të shihet se sa produktive do të jenë këto përgatitje, ndërsa stafi teknik ka edhe  disa ditë në dispozicion për të konsoliduar formacionin startues para fillimit të stinorit pranveror.

Gjilani ndeshjen e parë të sezonit pranveror do ta zhvillojë më 8 shkurt në Gjilan, ndaj liderit aktual Ballkani.

Shpërndaj me të tjerët