Gjilani ka vazhduar me serinë e rezultateve të dobëta, duke u mposhtur thellë në Podujevë nga Llapi me rezultat 4:1, në kuadër të javës së shtatë të Albi Superligës. Kjo disfatë vulos jo vetëm krizën e rezultateve, por edhe të lojës së skuadrës gjilanase.
Për skuadrën vendase shënuan Axel Gnapi dy herë, Liridon Peci dhe ish-lojtari i Gjilanit, Arbnor Ramadani. Golin e vetëm për kuqeblutë e realizoi Aganspahiq, i cili ngushëlloi disi tifozët mysafirë.
Kjo është humbja më e thellë e Gjilanit në këtë edicion, që e ka zbritur skuadrën në pozitën e 7-të të tabelës me vetëm 7 pikë pas shtatë xhirove.