Gjilani sfidon nënkampionin Ballkanin në hapje të sezonit

 

Gjilani e nis edicionin e ri me një sfidë të madhe, pasi të hënën pasdite përballet me nënkampionin Ballkani, një skuadër të konsoliduar dhe stabile.

Ky takim po cilësohet si kryendeshja e xhiros së parë, duke pasur parasysh përforcimet e shumta që ka bërë Gjilani gjatë verës dhe forcën e njohur të rivalit nga Suhareka.

Për kuq e bardhët kjo do të jetë një provë e vështirë, pasi ekipi ende është në proces konsolidimi për shkak të prurjeve të reja. Megjithatë, trajneri Ardian Nuhiu ka shprehur besim të plotë para duelit:
“Jemi të përgatitur maksimalisht për sfidën e parë kampionate. Kërkoj nga lojtarët energji, disiplinë dhe besim, gjë që duhet ta shfaqin brenda fushës.”

 

Shpërndaj me të tjerët