Gjilani sjell kujdesin shëndetësor në shtëpi për pacientët në nevojë

 

Shërbimi shtëpiak (patronazha) në kuadër të QKMF-së “Dr. Nagip Rexhepi” në Gjilan është pjesë e kujdesit parësor shëndetësor, duke ofruar shërbime mjekësore dhe infermierore direkt në shtëpitë e pacientëve që, për shkak të gjendjes shëndetësore, moshës së shtyrë ose pamundësisë fizike, nuk mund të paraqiten në qendrat shëndetësore.

Gjatë vitit 2025, ky shërbim është ofruar nga 3 ekipe, secila e përbërë nga 1 mjek dhe 2 infermierë, në dy ndërrime pune, 7 ditë në javë, duke siguruar mbulim të vazhdueshëm dhe qasje të barabartë për të gjithë pacientët.

Rezultatet e shërbimit shtëpiak gjatë vitit 2025 janë: 8,775 kontrolle mjekësore shtëpiake,  19,735 shërbime infermierore, prej të cilave: 5,184 infuzione, 1,669 injeksione,  2,378 përpunime të plagëve shërbime të tjera infermierore sipas nevojës së pacientëve.

Drejtori i QKMF-së, Dr. Basri Kamberi, shpreh falënderim dhe mirënjohje të veçantë për stafin e shërbimit shtëpiak për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm, duke siguruar shërbime cilësore dhe në kohë për pacientët n

Shpërndaj me të tjerët