Gjilani triumfon në “Ballkan Fest”!

 

Ansambli “Gjilani” kthehet në Gjilan me Çmimin e Parë nga “Ballkan Fest” në Kumanovë!

Ansambli “Gjilani” shpallet fitues i Festivalit Ndërkombëtar “Ballkan Fest” edicionlini V,duke marrë edhe çmimet më të rëndësishme të edicionit si:

Çmimi”Orkestra më e mirë”, nën dirigjimin e Maestros Burhan Azizi

Çmimi”Këngëtarja më e mirë”- Lumturije Shabani- Taria

Çmimi”Instrumentalisti më i mirë”- Arnis Rexhepi

Një falënderim i veçantë shkon për jurinë profesionale e përbëre nga:

Prof. Dilaver Kryeziu, Ismet Bexheti, Hidaver Osmani – DIDI dhe koreografi nga Turqia Xhelal Yalçin, si dhe për drejtorin e festivalit Prof. Iliri Latifi, për organizimin e mrekullueshëm.

Në këtë festival morën pjesë ansamble nga Turqia, Bosnja, Shqipëria, Maqedonia e vende të tjera të Ballkanit.

Faleminderim i madh për Orkestrën Profesionale maestro Burhan Azizi, Flamur Bucaliu, Arzie Jusufi, Reshat Beqiri, Urim Toska, Afrim Leka, Halit Isufi, Fazli Berisha,

Solistët tanë që shkëlqyen në skenë:

Lumturie Shabani, Sirije Gagica, Qemajl Musliu, Adnan Leka, Berat Demiri, Eroll Ahmeti, Gramos Daku, Valltarët tanë të jashtëzakonshëm:

Sevdail Sherifi, Enis Ahmeti, Astrit Daku, Labinot Ferati, Lorian Halili, Vesel Veseli,

Grupi i Vajzave :Kanina Emini, Adisa Daku, Albiona Beqiri, Tiara Haziri, Anika Shala,

Grupi Burimor i dha jehonë festivalit me surle e tupan:

Behlul Rexhepi, Riza Rexhepi, Ardit Rexhepi, Arnis Rexhepi.

Ky sukses i madh është dedikuar me shumë nder ish-drejtorit të ndjerë të Ansamblit “Gjilani”, Nehat Ferati , në kujtim të veprimtarisë së tij të çmuar në fushën e kulturës.

“Nehat, faleminderit që na mësove të jemi triumfues në çdo skenë e në çdo vend. Shembulli yt do të mbetet përherë udhërrëfyes për ne.”

 

 

 

Shpërndaj me të tjerët