Vetëm një ditë pasi u prezantua përmes një video-postimi, Sport Club Gjilani ka bërë edhe zyrtarizimin e transferimit të portierit Vokli Laroshi, një emër tashmë i njohur për adhuruesit e futbollit shqiptar.
23-vjeçari nga Tirana, i lindur në Elbasan, ka firmosur kontratë me Gjilanin deri në verën e vitit 2027, duke u bërë përforcimi më i ri në portën kuqebardhë, pas largimit të Kenan Haxhimazës.
Laroshi vjen nga KF Llapi, ndërsa më herët ka qenë pjesë e Partizanit të Tiranës, Turbinës së Cërrikut si dhe ka përfaqësuar Shqipërinë në grupmoshat U21, çka dëshmon edhe përvojën dhe potencialin e tij ndërkombëtar.
Portieri tashmë është bashkuar me ekipin në stërvitje dhe është në dispozicion të stafit teknik për përgatitjet e sezonit të ri. Klubi ka falënderuar lojtarin për besimin dhe i ka uruar suksese në fanellën e Gjilanit.