Gjykata Themelore në Gjilan me administrator të ri

Ka filluar punën Administratori i ri në Gjykatën Themelore në Gjilan

Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, Venhar Salihu, së bashku me Sylejmon Qarrollin, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e administratorit, kanë pritur në takim Administratorin e ri të Gjykatës, Shkëlqim Dushica.

Me këtë rast, kryetari Salihu e uroi z. Dushica për detyrën e re dhe e siguroi për përkrahjen e plotë në realizimin e përgjegjësive si shef i administratës së gjykatës.

Njëkohësisht, kryetari Salihu falënderoi Sylejmon Qarrollin për angazhimin dhe kontributin e dhënë gjatë më shumë se dy viteve në këtë pozitë.

Shkëlqim Dushica është zgjedhur Administrator i Gjykatës Themelore në Gjilan më 15 janar 2026, në mbledhjen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), me vendim unanim.

 

 

Shpërndaj me të tjerët