Goditje në sekondat e fundit! Drita rrëzon Drenicën dhe forcon fronin

Skuadra e Drita ka arritur një fitore dramatike dhe tejet të rëndësishme ndaj Drenica, duke shënuar golin vendimtar në minutën e dytë shtesë të takimit.

Me rezultatin minimal 1:0, bardhekaltrit siguruan tri pikë jetike në garën për titull.

Pas dy humbjeve radhazi ndaj Drenicës gjatë stinorit vjeshtor, kjo fitore kishte peshë të dyfishtë, si rikthim i autoritetit, ashtu edhe si sinjal i qartë për rivalët në krye të tabelës.

Goli i fitores u realizua nga Besnik Krasniqi, i cili këtë herë nuk u paraqit nga pika e bardhë, por me një goditje të saktë me kokë nga afërsia, duke ndezur festën në tribuna.

Me këtë triumf, Drita ngjitet në kuotën e 35 pikëve, duke forcuar pozitat në vendin e parë dhe duke “betonuar” seriozisht konkurrencën për titull kampioni.

Fitorja e minutave të fundit dëshmon karakterin, besimin dhe ambicien e skuadrës për të shkuar deri në fund të sezonit.

Shpërndaj me të tjerët