Hapet konkursi për programin Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në Universitetin Publik “Kadri Zeka” – Gjilan

 

Hapet konkursi për programin Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në Universitetin Publik “Kadri Zeka” – Gjilan

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka hapur konkursin për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve në programin master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” për vitin akademik 2025–2026.

Ky program përbën një risi në arsimin e lartë në Kosovë, pasi është i vetmi i këtij lloji në vend, dhe ofron një qasje bashkëkohore që ndërthur njohuritë teorike dhe përvojën praktike në mësimdhënie.

Sipas njoftimit zyrtar, në këtë program do të pranohen gjithsej 40 studentë të rinj. Programi synon të përgatisë kuadro të kualifikuar për mësimdhënie të gjuhës angleze, duke i pajisur ata me kompetenca profesionale dhe pedagogjike të nivelit të lartë.

Konkursi është i hapur edhe për programet tjera të ciklit Baçelor dhe Master në Universitetin Publik “Kadri Zeka”.

Të interesuarit mund të informohen më gjerësisht mbi kriteret e aplikimit, afatet dhe dokumentacionin e nevojshëm përmes faqes zyrtare të universitetit: www.uni-gjilan.net

 

 

Shpërndaj me të tjerët