Kompania “Hector Kuzhina” nga Gjilani ka nënshkruar sot një marrëveshje bashkëfinancimi me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) për blerjen e një makinerie të re prodhuese.
Ky investim përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt modernizimit të kapaciteteve prodhuese, rritjes së efikasitetit dhe avancimit teknologjik të kompanisë, e cila njihet për cilësi, korrektësi dhe inovacion në fushën e mobilimit dhe prodhimit të kuzhinave.
“Hector Kuzhina” jo vetëm që është ndër bizneset më të kërkuara në Kosovë dhe rajon, por gjithashtu eksporton produkte të saj edhe jashtë vendit, duke e bërë një ndër përfaqësuesit më të denjë të prodhimit vendor në tregjet ndërkombëtare.
Kompania ka falënderuar KIESA-n dhe Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për mbështetjen dhe besimin institucional që po i jepet sektorit prodhues në Kosovë.