Tregu i kafshëve në Gjilan ka kaluar nëpër disa lokacione përgjatë dekadave, duke reflektuar zhvillimin urban dhe rritjen e popullsisë në qytet.
Sipas banorëve dhe dëshmitarëve të kohës, vendndodhja e parë e këtij tregu ishte në fundin e parkut të sotëm të qytetit, përkatësisht në fillim të stacionit të autobusëve.
Pas një periudhe, tregu u zhvendos pak më lart, në hapësirën ku sot ndodhen objekti i zjarrfikësve dhe qendra sociale.
Me zgjerimin e qytetit dhe shtimin e lagjeve të reja, tregu nuk kishte më hapësirën e nevojshme dhe për shumë vjet funksionoi në lagjen Arbëria, që në atë kohë ishte zonë periferike e qytetit.
Por edhe kjo lokacion me kohë humbi funksionalitetin, dhe tregu kaloi përkohësisht pranë fshatit Pasjak, buzë rrugës magjistrale Gjilan – Prishtinë.
Sot, tregu i kafshëve është i vendosur në fshatin Velekincë, ku operon aktualisht, në një sipërfaqe prej 2 hektarëve tokë. Mbase për një periudhë të gjatë edhe nuk do lëvizë.