Historike: Robert De Niro në rolin kryesor të filmit për Masakrën e Reçakut!

Ngjarje historike për kinematografinë dhe kujtesën kombëtare,  legjenda e Hollywood-it, Robert De Niro, do të luajë rolin kryesor në filmin e bazuar në ngjarjet e Masakrës së Reçakut.

Projekti, i cili pritet të xhirohet pjesërisht në Kosovë, do të sjellë në ekran tragjedinë që tronditi botën dhe ndryshoi rrjedhën e historisë sonë.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se legjenda e Hollivudit, Robert De Niro, do të jetë në rolin kryesor të një filmi që do të trajtojë Masakrën e Reçakut,  një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë së Kosovës.

Producenti Fitim Krasniqi ka konfirmuar se filmi, i cili pritet të xhirohet pjesërisht në Kosovë, do të ketë temë të bazuar në ngjarje reale të luftës së fundit. “Ky film është një mënyrë për të treguar historinë tonë, dhimbjen dhe forcën e njerëzve të mi”, ka deklaruar ai.

Sipas Krasniqit, Robert De Niro do të portretizojë rolin e babait të tij, ndërsa në kast pritet të përfshihen edhe aktorë të njohur ndërkombëtarë.

Filmi është frymëzuar nga jeta e babait të producentit dhe nga ngjarjet e vërteta të Reçakut.

Xhirimet planifikohet të fillojnë gjatë vitit 2026, ndërsa pjesë e tyre do të realizohen në Kosovë.

Projekti ka ngjallur reagime të shumta pozitive, pasi për herë të parë një emër i madh i kinematografisë botërore përfshihet në një film që lidhet drejtpërdrejt me historinë e Kosovës.

Nëse realizohet sipas planit, filmi pritet të shërbejë si një urë kulturore mes Kosovës dhe botës, duke sjellë në vëmendje historinë, emocionet dhe qëndresën e popullit shqiptar.

 

 

Shpërndaj me të tjerët