Dragan Stojkoviq “Pixi”, trajneri i Serbisë, ka dhënë dorëheqjen menjëherë pas humbjes 0:1 ndaj Shqipërisë në Leskovc, në ndeshjen vendimtare për kualifikueset e Botërorit 2026.
Në konferencën për media pas ndeshjes, ai pranoi përgjegjësinë e plotë për dështimin:
“Kam pasur një bisedë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Kam ofruar dorëheqjen time. Nuk e prisja këtë humbje, por e marr përsipër, unë jam i vetmi fajtor. Më vjen keq që e humbëm ndeshjen, por kështu është në sport dhe në jetë,” deklaroi Stojkoviq.
Fitorja e Shqipërisë jo vetëm që e afron kuqezinjtë drejt ëndrrës së Botërorit, por ka tronditur edhe kampin serb, duke shkaktuar largimin e trajnerit të tyre pas një nate të paharrueshme në Leskovc.
