Hysen Këqiku vjen me librin e ri poetik “Lirishtë  e Përflakur”

 

Shkrimtari gjilanas Hysen Këqiku ka pasuruar letërsinë shqipe me një botim të ri poetik, të titulluar “Lirisht e Përflakur”, i cili ka dalë nga shtypi më 29 janar 2026 në botim të Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës në Prishtinë.

Lajmin për botimin e veprës e ka ndarë vetë autori me ndjekësit e tij në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohje për të gjithë bashkëpunëtorët që kontribuuan në realizimin e librit.

Redaktimi i veprës është bërë nga Prof. Dr. Shyqëri Galica, ndërsa recensionin e ka realizuar poetja e njohur Sadbere Gagica.

Për realizimin artistik kanë kontribuuar edhe Muharrem Elezi, Suad Rama (piktura), si dhe Rrezar Fajzullahu, autor i kopertinës.

Libri është shtypur në shtypshkronjën “Lenagrafik” në Prishtinë, nën drejtimin e Hajdar Fejzullahut, ndërsa autori vlerëson se puna e përbashkët ka bërë që vepra të dalë e realizuar në mënyrë cilësore, si nga ana përmbajtësore ashtu edhe vizuale.

“Lirisht e Përflakur” vjen si një dëshmi e vazhdimësisë krijuese të Hysen Këqikut dhe pritet të gjejë jehonë të veçantë te lexuesit dhe dashamirët e poezisë bashkëkohore shqiptare.

Shpërndaj me të tjerët