Hyseni dhe Kurti vizitojnë familjet Mala e Berisha

 

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me Kryeministrin në detyrë të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të institucioneve, kanë vizituar familjet e heronjve të kombit, Rexhep Malaj dhe Nuhi Berisha.

Me këtë rast, Hyseni ka theksuar se 11 janari i vitit 1984 mbetet një dëshmi e madhe e angazhimit, qëndresës dhe sakrificës së popullit shqiptar për çlirim dhe pavarësi të Kosovës.

“Veprimtaria e Rexhep Malës dhe Nuhi Berishës është flakadan i lirisë dhe i angazhimit gjithëpopullor”, ka vlerësuar Hyseni, duke shtuar se figura dhe vepra e tyre mbeten frymëzim i përhershëm për brezat e sotëm dhe të ardhshëm.

Vizita në familjet e heronjve u cilësua si shprehje respekti dhe mirënjohjeje të thellë institucionale për sakrificën sublime të tyre, mbi të cilën është ndërtuar liria e Kosovës.

 

Shpërndaj me të tjerët