Hyseni: Gjilanin tonë do ta zhvillojmë me projekte kapitale edhe në mandatin e dytë

Hyseni: Gjilanin tonë do ta zhvillojmë me projekte kapitale edhe në mandatin e dytë

Kryetari Alban Hyseni ka prezantuar projektet e radhës që do të shënojnë fazën e re të zhvillimit të qytetit.
“Gjilanin tonë do ta zhvillojmë me projekte kapitale edhe në mandatin e dytë”, ka theksuar ai.

Ndër projektet më të rëndësishme është Bulevardi i Qytetit, një investim transformues me vlerë prej 18 milionë eurosh.
Po ashtu, parashihet ndërtimi i objektit qendror për administratën komunale, i cili do të përfshijë parking dhe rrugë nëntokësore.

Në planifikim janë edhe unaza e dytë e qytetit, me gjatësi prej 20 kilometrash dhe një rrugë moderne me katër korsi.
Një tjetër projekt madhor është zona industriale, që pritet të fuqizojë bizneset lokale dhe të krijojë vende të reja pune.

Shpërndaj me të tjerët