Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, bashkë me nënkryetaren Leonora Morina Bunjakun, kanë vizituar OJQ-në “Duart e Arta Zoja”, ku u takuan me gra e vajza që me pasion dhe mjeshtëri punojnë artizanate tradicionale.
“Këto gra janë shembull frymëzues i forcës, kreativitetit dhe ruajtjes së trashëgimisë sonë kulturore,” tha Hyseni, duke shtuar se Komuna do të vazhdojë t’i mbështesë iniciativat që fuqizojnë gratë, nxisin zhvillimin ekonomik vendor dhe mbajnë gjallë artin e trashëguar ndër breza.
Ai vlerësoi se puna e tyre nuk është vetëm art, por edhe histori, identitet dhe dashuri për vendin.
