Kryetari Alban Hyseni gjatë ditës së djeshme ka zhvilluar një sërë takimesh me qytetarët, në kuadër të aktiviteteve të tij të përditshme elektorale.
Fillimisht ai është pritur ngrohtësisht nga banorët e Përlepnicës, të cilët shprehën përkrahjen e plotë për Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe për fitoren e madhe të së dielës.
Entuziazmi dhe energjia pozitive që mbizotëruan në këtë tubim ishin dëshmi e gatishmërisë për ta çuar përpara ndryshimin dhe punët e mira që kanë nisur.

Më pas, Hyseni ka vazhduar takimin në Cërnicë, ku është mirëpritur krahëhapur nga banorët.
Fryma e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ishte e ndjeshme kudo, ndërsa bashkë u zotuan të vazhdojnë me projekte konkrete për zhvillimin e fshatit dhe të gjithë komunës.
“Bashkë po e vulosim fitoren!”, u shpreh kryetari, duke falënderuar banorët për përkrahjen e jashtëzakonshme.

Një takim i veçantë është mbajtur edhe me stafin shëndetësor të qytetit, ku Hyseni ka theksuar rolin jetik të profesionistëve të shëndetësisë në kujdesin ndaj qytetarëve.
Ai u shpreh mirënjohës për përkushtimin e tyre të përditshëm dhe diskutoi për mënyrat konkrete të mbështetjes së mëtejme.

Mbrëmja është përmbyllur me një tubim entuziast në lagjen “Dheu i Bardhë”, ku banorët e kësaj lagjeje shprehën bindjen e plotë për fitoren e së dielës.
“Energjia dhe përkrahja juaj janë garancia më e fortë për qeverisje të mirë dhe për zhvillim. Të dielën do të festojmë bashkë!”, u tha në përfundim të takimit.

