Hyseni viziton panairin ‘Forco Traditën’ për nder të 28 Nëntorit

 

Në kuadër të aktiviteteve për nder të 28 Nëntorit, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar panairin “Forco Traditën”, i cili po mbahet në platon e qendrës së qytetit.

Kryetari Hyseni ka deklaruar se ky panair është një mundësi e rëndësishme për të promovuar dhe ruajtur traditën, kulturën dhe produktet vendore që e identifikojnë komunitetin tonë.

“Qyteti ynë gjallërohet edhe më tepër me organizime të tilla tradicionale, që e mbajnë gjallë shpirtin dhe krenarinë tonë”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar.

Në kuadër të 28 Nëntorit, kjo ngjarje po cilësohet si një prej aktiviteteve që rikthen vëmendjen te vlerat autoktone dhe tek prodhimet e artizanatit vendor.

 

Shpërndaj me të tjerët