Partia GUXO ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Ilir Poroshticës për kryetar të Komunës së Gjilanit. Në njoftimin zyrtar nga kjo parti, thuhet se Poroshtica është zgjedhje e natyrshme, duke qenë një emër i dëshmuar në profesion, qytetari dhe menaxhim.
Në ceremoninë e prezantimit të kandidatit, të mbajtur në selinë e kësaj partie, ishin të pranishëm edhe figura të larta nga qendra, të cilët dhanë mbështetje për kandidaturën e Poroshticës.
Ilir Poroshtica është një arkitekt i njohur në Gjilan, me një portofol të pasur projektesh në sektorin privat. Ai është një sipërmarrës i suksesshëm dhe menaxher me përvojë, që tani ka vendosur t’ia dedikojë përvojën e tij shërbimit publik.
“Po hyj në këtë garë me vendosmëri dhe modestinë e një profesionisti që dëshiron të japë kontribut real për qytetin tim. Por fituesit e vërtetë, do të jenë qytetarët e Gjilanit,” ka deklaruar Poroshtica në fjalën e tij.
Partia GUXO shpreh besimin se Gjilanit i duhet një frymë e re dhe njerëz me integritet, të cilën thonë se po e sjell kandidati i tyre.