Isra Halimi triumfon në turneun ndërkombëtar “Struga Open 2025”

 

Xhudistja e re, Isra Halimi, ka shënuar sukses të madh në turneun ndërkombëtar “Struga Open 2025”, i cili u mbajt në Ohër, duke u renditur në vendin e parë pas një paraqitjeje mbresëlënëse.

Me tri fitore radhazi, përfshirë tri fitore me ippon, Isra tregoi nivel të lartë teknik dhe shpirt luftarak, duke siguruar medaljen e artë në një nga garat më të forta ndërkombëtare të këtij viti.

Trajneri i saj, Ibrahim Hasani, vlerësoi paraqitjen e jashtëzakonshme të xhudistes, duke theksuar se ky sukses është rezultat i punës së palodhur dhe përkushtimit të vazhdueshëm në klubin e Judos Gjilani.

Ai po ashtu bëri të ditur se Isra Halimi ka fituar dy medalje të arta në këtë turne, një në kategorinë U11 dhe një tjetër në kategorinë U13, duke shkëlqyer në dy grupmosha të ndryshme. Top of Form

 

Bottom of Form

 

 

Shpërndaj me të tjerët