Sipas parashikimeve meteorologjike, fundjava e ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.
Të shtunën pritet mot i vranët, me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat, vende-vende, mund të shoqërohen me riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Të dielën do të mbajë mot i ngjashëm, me vranësira dhe intervale me diell. Në disa zona parashihen riga shiu.
Temperaturat minimale do të jenë nga 1 deri në 4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 7 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 7 m/s. Qytetarët këshillohen të jenë të përgatitur për kushte të paqëndrueshme atmosferike, sidomos gjatë orëve me reshje të herëpashershme.

