Ja ku votuan kandidatët për kryetar të Gjilanit

 

Kandidatët për kryetar të Komunës së Gjilanit kanë ushtruar të drejtën e votës së tyre në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Kryetari aktual nga Lëvizja Vetëvendosje, i shoqëruar nga bashkëshortja, votoi në vendvotimin e Shkollës “Abaz Ajeti”.

Kandidati i LDK-së, Arbër Ismajli, po ashtu votoi bashkë me bashkëshorten në Shkollën “Rexhep Elmazi”.

Ndërkohë, kandidati i PDK-së, Riad Rashiti, i shoqëruar nga bashkëshortja, votoi në Shkollën “Abdullah Tahiri” në Malishevë.

Kandidati i AAK-së, Nazim Gagica, votoi me bashkëshorten në Shkollën “Selami Hallaci”, ndërsa kandidati i Nismës, Isa Agushi, votoi në Shkollën “Agim Ramadani” në Zhegër.

 

Shpërndaj me të tjerët