Partia Demokratike e Kosovës në Gjilan ka finalizuar listën me pesë kandidatët që do ta përfaqësojnë degën në garën parlamentare të 28 dhjetorit.
Kandidatët janë: Arben Mustafa, Selver Xhelili, Rijad Rashiti, Aurora Osmani Buca, Adriana Latifi.
Kjo përbërje përmbush gjithashtu edhe kuotën prej 30 për qind të përfaqësimit të grave në listën e PDK-së.
Nga kjo pesëshe, Arben Mustafa, Selver Xhelili dhe Aurora Osmani Buca ishin pjesë e listës edhe në zgjedhjet e shkurtit të këtij viti.
Risi në listë është Rijad Rashiti, kryetar i degës së PDK-së në Gjilan, i cili pati performancë të dalluar në debatet për zgjedhjet lokale për kryetar komune.
Ndërkohë, Adriana Latifi, juriste e diplomuar dhe e punësuar në ATK, vjen si një emër i ri në politikë.
Mustafa dhe Xhelili në zgjedhjet e fundit ishin prurje të reja dhe siguruan një numër të konsiderueshëm votash, megjithatë jo të mjaftueshme për t’u bërë deputetë.

