Vikendi i mesit të shkurtit pritet të karakterizohet nga mot i paqëndrueshëm, me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurtra me diell.
Vende-vende parashihen edhe riga shiu, ndërsa temperaturat do të mbeten relativisht të buta për këtë periudhë.
E shtunë (14 shkurt)
Moti do të jetë kryesisht i vranët, me intervale kohore me diell. Vranësirat lokale pritet të sjellin riga shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 8 deri në 12°C.
Era do të fryjë nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–6 m/s
E diel (15 shkurt)
Vranësirat do të dominojnë gjatë gjithë ditës, duke krijuar kushte për riga të herëpashershme shiu në disa zona.
Temperaturat minimale parashihen nga 1 deri në 4°C, kurse maksimalet nga 7 deri në 11°C.
Era do të jetë nga verilindja, me intensitet më të lehtë, 1–5 m/s.

