Java e ardhshme do të ketë mot tipik vjeshtor me reshje në fillim dhe ditë më të ftohta nga mesi i javës.
Të hënën e të martën priten reshje shiu me intensitet të ndryshueshëm. Nga e mërkura moti stabilizohet, me mëngjese të ftohta dhe mundësi mjegulle në ultësira.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga –2°C deri në 8°C, ndërsa maksimale nga 9°C deri në 13°C.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi dhe juglindja.
Në përgjithësi, pritet mot me diell, vranësira të shpërndara dhe reshje të përkohshme në fillim të javës.
