Java nis me reshje, përfundon me diell e temperatura më të larta

 

Java e fundit e tetorit pritet të nisë me mot kryesisht të vranët dhe vende-vende me riga lokale shiu, sidomos ditën e hënë.

Nga e marta parashikohet stabilizim i kushteve atmosferike dhe rritje graduale e temperaturave, të cilat drejt fundjavës do të arrijnë vlera pranë mesatares për këtë periudhë.

Në mëngjeset e para priten temperatura të ulëta, ndërsa në fundjavë moti do të jetë kryesisht me diell dhe më i ngrohtë.

Reshjet e fundit dhe rritja e temperaturave do të ndikojnë pozitivisht në bujqësi, duke krijuar kushte të favorshme për punimet e tokës dhe zhvillimin e mbjelljeve të vjeshtës.

Parashikimi ditor

E hënë: Vranësira e riga shiu. Temp. 5–13°C

E martë: Me vranësira e intervale dielli. Temp. 2–13°C

E mërkurë: Me diell e vranësira të shpërndara. Temp. 0–16°C

E enjte: Kryesisht me diell. Temp. -1–18°C

E premte: Me diell dhe temperatura më të larta. Temp. 2–19°C

 

 

                                                                                 

 

Shpërndaj me të tjerët